QUOTES (Albanian)

Lutja nuk vjen nga pozita e përulur. Lutja vjen nga frymëzimi i ngritur.

Jam mësuar të lutem online në kanal të hapur! Ç’të keqe mund të ketë nga transparenca?

Ndiej frymëzim të pastër. Përkundër kaosit dhe dhimbjes së thellë në të gjitha trojet shqiptare, vazhdoj të jetoj me bindjen se shërimi ynë kolektiv shpirtëror kërkon ndërgjegjësim të plotë historik dhe se kjo mrekulli, ndonëse nuk është ende e dukshme, do të vijë një ditë, sado larg qoftë.

Nuk e kuptoj dot indiferencën ndaj dashurisë hyjnore. Çdo frymë qe ne marrim është mrekulli.

Dashurinë për Perëndinë s’ma imponoi kush. Më erdhi natyrshëm nga dashuria dhe veprimtaria e prindërve të mi.

Ruajtja e kujtesës kolektive është një detyrë e shenjtë dhe unë mbes me shpresë të thellë se Ju do ta përkrahni këtë nismë.

Më kujtohet mirë se nocioni i kufirit ka qenë i rrënjosur tek unë qysh në fëmininë e hershme. Ka qenë një nga konceptet e para të mia të mistershme që duhej të kuptoja si fëmijë.

Jam lindur në Manastir, një qytet në jug të Maqedonisë. Sot ky qytet ndodhet shumë afër kufirit me Greqinë dhe jo shumë larg kufirit me Shqipërinë. Megjithëse e lindur në Maqedoninë e sotme, në atë kohë Jugosllavi, shumë afër me Greqinë, unë dija me siguri se asnjë nga këta emra gjeografikë nuk lidhej me thellësinë time. Unë i përkisja një kombi tjetër.

Një nga kujtimet e mia më të hershme është gjuha ime amtare. Gjuha shqipe është “softueri im operacional” i parë. Mënyra më e shpejtë për të mësuar, kuptuar e soditur botën rreth meje ka qenë ai kod i përveçëm komunikimi i një kombi thuajse të humbur të shekullit të njëzetë.

Kur isha fëmijë, unë kurrë nuk mund t’i parashihja pengesat dhe pasojat e ardhshme për shkak se i përkisja një kombi të dallueshëm. Unë nuk kisha kurrfarë ideje se kombësia ime do të më jepte dhembjen dhe avantazhin e një udhëtimi perceptues në kohë edhe vende.

Edhe pse kombësia ime ligjërisht e lejueshme ishte jugosllave, këtë nuk e dija. Sigurisht, pasi isha vetëm tre vjeçe. Ishte ende shumë herët për mua për të rrokur në thellësi kuptimin e kufirit të ligjshëm të një kombi, por pa dyshim e dija se isha shqiptare etnike.

Mrekullitë janë plotësim i lutjeve kolektive.

Dhunimi si akt fizik, me gjithë intensitetin e tmerrit, është një akt i paramenduar brenda një kornize kohore. Në anën tjetër, pasojat e dhunimit dhe dhuna psiqike janë një agoni e pafund. Është një agresion në afat shumë të gjatë kohor.Derisa mos identifikohen dhe ballafaqohen forcat e keqpërdorimit dhe burimet që i ushqejnë ato forca, dhuna nuk do të ndalet dot.

Nuk kam ardhur në këtë botë për të kripur mend. Më mban gjallë shpresa që mund të frymësoj dikend.
Qytetaria është status i mendjes e jo i rastësisë gjeografike.

Dikur shkruaja që dikush t’i lexojë tani shkruaj që dikush t’i kuptojë.

Të jesh Amerikane është status i mendjes.

Zgjimi është ëndërra e përsosur.

Dituria nuk është mjet për të sunduar por mjet për t’u liruar.

Altruizimi është koncepti dhe ndjenja kulminante që fitohet atëherë kur e kupton se në këtë botë jemi për t’i shërbyer njëri tjetrit me dashuri dhe përulje.

Të duash është bekimi më i lartë i shpirtit.

Një popull që besën e ka kult, cili religjion mund t’ja mposhtë lashtësinë kohore apo lartësinë

A lot of men and women are inclined to employ ghostwriter or a writer because of their essay writing services. However, the point to keep an eye out for when hiring authors is if they’re reputable and offer quality work essay writing service. Below are tips on the best way best to find essay writing solutions that have great reputations in the business.

morale?

Uroj që në këtë vit të triumfojë imagjinata mbi realitetin (Urim për Vitin e Ri).

Të përkthesh do të thotë të jesh matematicient dhe artist i mirë.

Sa vështirë është ta kthesh Besimin. Perëndi ndihmoi sërish një populli kaq të lënduar dhe të zhgënjyer.

Ulurima shurdhon!

Konsumimi i informatës nuk e rrit zgjuarsinë. Vetëm ndjeshmëria ndaj vlerave e bën atë.

Pelegrinazhi i vërtetë është udhëtim brenda shpirtit dhe jo vetëm udhëtim i trupit.

Arroganca është indikacioni më i qartë i injorancës. I lutem Perëndisë të më kursejë mua dhe të gjithë ne nga arrogance dhe injoranca.

Nga të gjitha mallkimet, më e rënda është indiferenca.

Cili është emruesi i përbashkët i të gjitha feve shqiptare – shqiptaria. Këtu pra duhet kërkuar çelësin e tolerancës fetare.

Viti 0 për ne është 1999. Si formë e përkushtimit shpirtëror, agjërimi ynë do të duhej të fillojë më 24 Mars dhe të mbarojë më 10 Qershor. Kjo është kujtesa jonë e shenjtë e mbijetesës. Çdo popull duhet ta kujtojë dhe festojë mbijetesën e vet. Ky është BESIMI ynë.

Nuk më kishin mësuar kurrë të lutesha. Këtë duhej ta mësoja vetë.

Jeta është kërkim kontakti me hyjnoren.

Dashuria e vertetë nuk është arratisje nga vetmia; dashuria e vërtetë është vetmi e tejmbushur. Njeriu është kaq i lumtur

Makes students understand the subject which it would be to be written whatever might be the subject. After completing the research you want to compose the last minute essay writing service No matter what’s the aim of one’s own essay, there is a preset number of points you will be likely to tackle.

duke qenë i vetëm, sa do të donte ta ndante atë me të tjerët.

Fakti që në botë ka kalendare dhe mënyra të ndryshme të llogaritjes së kohës, gjithmonë më ka bërë indiferente ndaj ‘festës’ së Vitit të Ri.

Zemra tënde di gjëra që mendja tënde nuk di t’i shpjegojë.

Të gjithë besoj se ndihemi më mirë kur dëgjojmë një këngë të njohur. Megjithate, sa herë më vjen ta kapërcej ndonjë këngë të panjohur, më kujtohet propozimi i djalit tim : “dëgjo së paku një këngë të re në ditë”.

Arkitekti i mirënjohur serb për qëndrimet e tija paqësore ndaj shqiptarëve, Bogdan Bogdanoviçi, takohet me Sllobodan Millosheviçin në parajsë. “Pse je ti këtu Bogdan?”, pyeti Sllobodani.” Sepse thashë që Serbia duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve. Po ti Sllobodan?”. “Mua më takoi parajsa sepse i bashkova shqiptarët!”

Mos u ndrysho që t’ju pëlqesh të tjerëve. Bëhu vetëvetja dhe njerëzit e duhur do të të duan.

Dhimbja me miq përgjysmohet. Gëzimi shumëfishohet.

Qytetaria është status i mendjes e jo koncept gjeografik.

Supremacia gjuhësore ndodh atëherë kur njerëzit harrojnë që në planetin tonë fliten edhe nja 6500 gjuhë të tjera. ​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *