FLAMURI

Në vitin 2010, shpejt pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ushtarët Amerikanë nga Portoriko donin të dinë se PSE më 17 Shkurt po përdoreshin më shumë flamuj shqiptarë se sa të Kosovës. Per t’ua ilustruar situatën, ju tregova për rastin e një familjes refugjate nga Kosova në Amerikë. Atyre vajza ju ishte lindur para bombardimeve ndërsa në mungesë dokumentacionit, vajza u regjistrua me një datë tjetër gjatë qëndrimit në Maqedoni. Pas arritjes në Amerikë, ky fakt thuajse u harrua derisa një ditë edukatorja e kopshtit tha: ” A do të sillni tortë nesër në kopsht?”. “Pse?”, u përgjigj nëna. ” Sepse është ditëlindja e vajzës suaj.” Nana që e kishte harruar datëlindjen në letër dhe mbante mend vetëm ditëlindjen e vërtetë, u përmblodh shpejt dhe e konfirmoi tortën. Në ndërkohë, ushtarët po e dëgjonin me vëmendje tregimin e refugjates shqiptare nga Kosova dhe për përfundim e përmblodha: Kosova është si ajo vajza e vogël. Është lindur shumë më parë. 17 Shkurti është data kur ju dha një certifikatë ndërkombëtare. Ditëlindja e vërtetë është 28 Nëntori!

1 Comment

  1. Nje justifikim i shkelqyer!Zgjuaresi dhe art ne te shkruar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *