“78 THËNIE” Ganimete Pashoja Myftiu

GANIMETE PASHOJA MYFTIU

“78 THËNIE”

Prishtinë, 2015

 

Kushtuar prindërve të mi, Emel dhe Irfan Pashoja

MREKULLITË E KOHËS SONË

Të nderuar lexues,

Kjo përmbledhje e shkurtër e 78 thënieve, aforizmave, citateve dhe përgjërimeve, është vetëm një përkujtim i vogël i mrekullive të mëdha me të cilat jemi të rrethuar. Nuk ka dyshim që ne jetojmë në kohën e mrekullive. Shkenca, Arti, Teknologjia dhe Teologjia përditë vinë me zbulime dhe me shprehje të shumta që na hapin vizione të reja.

Numri i shprehjeve të përzgjedhura për meditim është 78, po aq sa ishte numri i netëve të fushatës ajrore të NATO-s që e mundësoi mbijetesën tonë kolektive. Për mua ato 78 netë do të mbeten mister i historisë sonë dhe i vetmi shpjegim më mbetet ta gjej në fjalën mrekulli.

Një mrekulli tjetër e kohës sonë është informata. Për t’i paramenduar përmasat e qarkullimit të informatës sot, po e përkujtojmë faktin se më shumë se 4 miliard njerëz në planet kanë telefonë celularë. Qasja në informatë po përsoset çdo ditë e më shumë. Shtrohet pyetja se për çka na duhet gjithë ai informacion, që praktikisht është shumë më i madh se shumëshi i kufijve tanë kohorë. Unë do të thoja se qëllimi i diturisë nuk është grumbullimi i pafund i informatës por arritja e shkallës së ndjeshmërisë dhe frymëzimit që çdo kujt i jep ndjenjën e përkatësisë dhe qëllimit në jetë.

Pa marrë shumë nga koha juaj, ju prezentoj një libërth dore që mund ta mbani me vehte. Thuhet se jeta jetohet duke shikuar përpara ndërsa kuptohet duke shikuar prapa. Nëse është kështu, uroj që këto grimca mendimesh të ndryshme të shërbejnë për reektime. Poashtu, uroj që idetë të shërbejnë si shkëndija që do të ndezin frymëzim për ta jetuar dhe kuptuar jetën edhe më mirë. Një shoqëri që përbëhet nga

individë të frymëzuar ka gjasa të larta për t’i përballuar më me lehtësi situatat e ndryshme të realitetit social.

Falenderoj gjithë dashamirësit që më kanë ndihmuar në realizimin e këtij libri, veçanërisht bashkëpunëtorin tim Stavri Pone, frymëzuesit e mi Fatin dhe Fjollën bashkë me shokun tim të jetës, Burimin.

Paqe,
Ganimete Pashoja Myftiu

1.
Në llim ishte FJALA!

2.
Lutja nuk vjen nga pozita e përulur. Lutja vjen nga frymëzimi i ngritur.

3.
Cila fe mund ta mposhtë lashtësinë kohore apo lartësinë morale të një populli që BESËN e ka kult.

4.
Nuk e kuptoj dot indiferencën ndaj dashurisë hyjnore. Çdo frymë qe ne marrim është mrekulli.

5.
Bota është përplot me gjëra magjike të cilat me durim të madh e presin mprehjen e shqisave tona.

William Butler Yeats

6.
Shkrimi është një nga format më të lashta të lutjes. Të shkruash do të thotë të besosh se komunikimi është i mundur dhe që njerëzit e tjerë janë të mirë si dhe që ju mund të zgjoni bujarinë dhe dëshirën e tyre për të bërë edhe më mirë.

Fatema Mernissi

7.
Ndiej frymëzim të pastër. Përkundër kaosit dhe dhimbjes së thellë në të gjitha trojet shqiptare, vazhdoj të jetoj me bindjen se shërimi ynë kolektiv shpirtëror kërkon ndërgjegjësim të plotë historik dhe se kjo mrekulli, ndonëse nuk është ende e dukshme, do të vijë një ditë, sado larg qoftë.

8.
Njeriu është… një përrua i jetës subjektive të fuqishme, të ndërgjegjshme ose të pandërgjegjshme; një galeri pëshpëritëse në të cilën zërat jehojnë prej së kaluarës së largët; është një rrymë oqeanike fantazish me kujtime pluskuese ngjarjesh të kaluara, një rrëke kompleksesh ndërluftuese, me komplote e kundërkomplote, me ogure dhe ideale shpresëplota. Personaliteti është një Kuvend i tërë gojëtarësh e grupesh trysnie, një Kuvend fëmijësh, demagogësh, komunistësh, izolacionistësh, luftënxitësish, apatikësh, të korruptuarish, marifetçinjsh, lobistësh, Cezarësh e Krishtësh, Makiavelësh e Judësh, torësh e revolucionarësh prometeanë.

H.A Murray,
“What should psychologists do about psychoanalysis?

9.
Zhdukja është rregull. Mbijetesa është përjashtim.

10.
Dashurinë për Perëndinë s’ma imponoi kush. Më erdhi natyrshëm nga dashuria dhe veprimtaria e prindërve të mi.

11.
Ruajtja e kujtesës kolektive është një detyrë e shenjtë dhe unë mbes me shpresë të thellë se Ju do ta përkrahni këtë nismë.

12.
Një Lutje për Armiqtë

Zot, bekoji armiqtë e mi. Jepu hir të shikojnë dritën, dhe nëse unë jam shkaku i urrejtjes së tyre, më jep mua dritë që të shoh dobësitë e mia. Unë u uroj atyre bekimet e kësaj jete dhe të asaj të ardhme. Le të meritojnë ata më shumë hir përmes faljes sime dhe lejo që unë t’i fal me gjithë zemër. Le të mblidhemi një ditë të gjithë së bashku në Mbretërinë Tuaj, ku të gjitha dobësitë njerëzore do të jenë zhdukur dhe ne të gjithë do ta shohim njëri-tjetrin Vetëm te Ty.

Nënë Anxhelika

13.
Më 12 qershor 1999, mëngjesi më gjeti në aeroportin e Shkupit në pritje të urdhërit për t’u nisur në Kosovë. Pasditja ndërkaq, në udhën Kaçanik-Prishtinë, ku njerëzit dilnin dalngadalë nga strehimi për të përshëndetur konvojin e KFOR-it dhe ushtarët e paktë. Mbrëmjen e kalova në fabrikën e letrës në Lipjan, pasi që Rusët kishin zaptuar aeroportin e Prishtinës. Nuk harroj asnjëherë emocionin e natës së parë, në Kosovën e pas-luftës. Kundërmimi i shtëpive të djegura, si akte të fundit mlle bashkë me aromën e vesës mbi bar- një simbolikë e egër e bukur në trishtimin e vet, porsi Kosova! Sot, mëngjesi më gjeti duke i shpjegu Malit pse nuk shkojmë në çerdhe dhe çka është çlirimi. U rritsh Prishtina ime, u rritsh Kosovë! Të pafsha gjithmonë të lirë! –

Rrezearta Reka

14.
Mrekullitë janë plotësim i lutjeve kolektive.

15.
Dhunimi si akt zik, me gjithë intensitetin e tmerrit, është një akt i paramenduar brenda një kornize kohore. Në anën tjetër, pasojat e dhunimit dhe dhuna psiqike janë një agoni e pafund. Është një agresion në afat shumë të gjatë kohor. Derisa mos identikohen dhe ballafaqohen forcat e keqpërdorimit dhe burimet që i ushqejnë ato forca, dhuna nuk do të ndalet dot.

16.
Nuk kam ardhur në këtë botë për të kripur mend. Më mban gjallë shpresa që mund të frymëzoj dikend.

17.
Qytetaria është status i mendjes e jo i rastësisë gjeograke.

18.
Provova një përjetim. Nuk mundem ta vërtetoj… As thjesht ta shpjegoj. Por gjithçka që unë di si qenie njerëzore, gjithçka që është unë, më thotë se ishte e vërtetë. Mua m’u dha diçka e mrekullueshme, diçka që më ndryshoi përgjithnjë: një vizion për universin na thotë në mënyrë të pamohueshme se sa të vegjël dhe sa të parëndësishëm dhe sa të rrallë dhe të paçmuar jemi ne të gjithë. Një vizion që na thotë se ne i përkasim diçkaje që është më e madhe se vetja jonë , se ne nuk jemi vetëm. Unë do të doja t’ua shpalosja të tjerëve këtë emocion në mënyrë që të gjithë, qoftë dhe për një çast, të mund ta ndiejnë atë mahnitje dhe përulje dhe shpresë që ndjeva unë, por…Kjo vazhdon të jetë dëshira ime…

19.
Të jesh Amerikane është status i mendjes.

20.
Zgjimi është ëndërra e përsosur.

21.
Dituria nuk është mjet për të sunduar por çelës për t’u liruar.

22.
Altruizimi është koncepti dhe ndjenja kulminante që tohet atëherë kur e kupton se në këtë botë jemi për t’i shërbyer njëri tjetrit me dashuri dhe përulje.

23.
Të duash është bekimi më i lartë i shpirtit.

24.
Për mua FB është një shkollë e madhe, një autostradë, një aeroport dhe një kuzhinë popullore.

25.
Uroj që në këtë vit të triumfojë imagjinata mbi realitetin .

26.
Të përkthesh do të thotë të jesh matematicient dhe atist i mirë.

27.
Sa vështirë është ta kthesh Besimin. Perëndi ndihmoi sërish një populli kaq të lënduar dhe të zhgënjyer.

28.
Heshtja shurdhon!

29.
Konsumimi i informatës nuk e rrit zgjuarsinë. Vetëm ndjeshmëria ndaj vlerave e bën atë.

30.
Pelegrinazhi i vërtetë është udhëtim brenda shpirtit dhe jo vetëm udhëtim i trupit.

31.
Arroganca është indikacioni më i qartë i injorancës.

32.
Nga të gjitha mallkimet, më e rënda është indiferenca.

33.
Cili është emruesi i përbashkët i të gjitha feve shqiptare – shqiptaria. Këtu pra duhet kërkuar çelësin e tolerancës fetare.

34.
Viti 0 për ne është 1999. Si formë e përkushtimit shpirtëror, agjërimi ynë do të duhej të llonte më 24 Mars dhe të mbaronte më 10 Qershor. Kjo është kujtesa jonë e shenjtë e mbijetesës. Çdo popull duhet ta kujtojë dhe festojë mbijetesën e vet. Ky është BESIMI ynë.

35.
“Pse Zoti nuk e shkatërron djallin, që asnjeri të mos shkojë më kurrë pas tij?”
Teologia Shannon Craigo-Snell u përgjigj:

“Është vërtet një pyetje e mirë. Por nuk e di përgjigjen. Mendoj se megjithëse nuk është e dukshme për ne, tekefundit Perëndia do ta shkatërrojë të gjithë të keqen. Nuk e di nëse do ta bëjë këtë duke e shkatërruar, asgjësuar, dhënë fund asaj, po gjithsesi Perëndia do të vërë gjithçka në vend. Kam bindjen, dhe ky besim më udhëheq aktivisht, se do të vijë koha kur Ajo do të na shpëtojë nga gjithë e keqja. Si? Nuk e di. Pse nuk e ka bërë gjer më tani këtë gjë? As kësaj nuk i gjej dot kurrfarë përgjigjeje.

Nga libri “ Refugjatë Nën Qiellin e Ri”

36.
Duke e hedhur vështrimim pas në jetën time, kuptoj se zotërimet e mia më të çmuara janë kujtimet. Ato nuk përbëjnë një rrjedhë të njëtrajtshme dhe të vazhduar në vite. Madje më japin përshtypjen se nuk kanë vazhdimësi as në kohë. Më fort janë përvoja të qarta e të dallueshme që i gdhendin fuqishëm konturet e tyre, trajtat e tyre, në faqen e një sfondi që mund të ravijëzohet thuajse si i paformë. Janë si ishuj që kanë edhe qartësi, edhe forcë, dhe që krijojnë rreth vetes një efekt valëzor, me valë guracionesh dhe asociacionesh që vijnë duke u zgjeruar. Ato më ndihmojnë të nxjerr mësime prej tyre, por edhe t’i përdor si mësime. Bashkërrjedhja e jeve të tyre të ndryshme duket se ka formuar trajtën e mirëlltë të jetës sime, konguracionin e saktë të saj. Duket se shumë pak rëndësi ka se çfarë ka ekzistuar ndërmjet këtyre ishujve, pasi shumica e së tërës duket e parëndësishme, një pjesë e mirë saj duket se është

harruar. Megjithatë, çdo ishull në vetvete përmban realizime shumë të veçanta, janë si gurë themeltarë në mozaikun e identitetit tim. Shpesh habitem se ç’qe ajo që më dha mundësinë që të përjetoja një njohje kaq të qartë e të saktë si të detajit, edhe të pamjes së përgjithshme, dy anë që pasoheshin nga pasqyrimi dhe vetëpasqyrimi në të cilat e kanë burimin pasuria, fuqia dhe rrezatimi që ushtrojnë këto kujtime.

Dori Laub, nga libri “Refugjatë Nën Qiellin e Ri”

37.
Nuk ka agoni më të madhe se mbajtja e një historie të parrëfyer brenda jush.

Maya Angelou

38.
Kompleksiteti i zhvillimeve shoqërore në kulturën shqiptare, e cila është e shpërndarë në gjashtë vende fqinje dhe në besimtarë (të paktën) të katër feve është në rritje të përhershme. Shekulli i 20-të ishte një makth për kulturën shqiptare. Gërshetimi i pasojave të varfërisë materiale dhe stimulimi i etjes për vlera materiale po e çon kulturën shqiptare në skajin tjetër, në atë të mohimit të identitetit dhe të hedhjes poshtë të vlerave jomateriale. Unë besoj se si zakonet e lashta, ashtu edhe vlerat jomateriale e kanë ruajtur këtë kulturë gjatë gjithë ndikimeve historike. A duhet të harrohen vlerat jomateriale për hir të koniktit me realitetin shoqëror? Kjo është pyetja morale me të cilën shqiptarët po përballen në llim të shekullit të 21-të.

39.
Ishte një ditë prilli në vitin 1999, kohë në të cilën ndodhesha në Maqedoni. Kisha mundur ta kaloja kurin dhe vazhdoja të punoja për UNHCR-në në atë vend. Pika e fundit e durimit tim kishte të bënte me armiqësinë maqedonase. Nuk mund të prisja më! Prania ime si refugjate në vendin tim ishte më shumë se poshtërim. Pikërisht në atë kohë shkrova një e-mail. Nuk më kishin mësuar kurrë të lutesha. Këtë duhej ta mësoja vetë. I shkrova një letër Donika Tasimit, mësuese në shkollën e Anglishtes si Gjuhë e Dytë (ESL) në Konektikat. Ishte e shoqja e kushëririt tim të parë, Tasimit. Në atë kohë nuk e dija me saktësi se ku ndodhej Konektikati dhe me siguri gjithashtu nuk e dija se një e-mail mund të ndryshonte tërë jetën time! Një Zot e di pse e shkrova atë letër nga Maqedonia! I kisha dërguar Donikës të gjithë informacionin e nevojshëm për procedurat e strehimit në një vend të tretë! Më ngacmonte ideja për të shkuar në një kontinent tjetër, në një Strehë të Re, NJU HEVËN! Ajo

çka dija me siguri ishte se mendja ime qe rraskapitur dhe nuk isha e sigurt nëse mund të vazhdoja të ECJA! Ajo çka doja vërtet ishte që të harroja kujtë dhe dyert e mbyllura! Do të doja të kthehesha në zog! Mbase për këtë vetëm krahët më mungonin! Po, ajo çka doja unë ishte që të gjitha dyert të ishin të hapura! Isha tmerruar nga muret, kujtë, dritaret e vogla dhe dyert e mbyllura!

Nga libri “Refugjatë Nën Qiellin e Ri”

40.
Jeta është kërkim kontakti me hyjnoren.

41.
Dashuria e vertetë nuk është arratisje nga vetmia; dashuria e vërtetë është vetmi e tejmbushur. Njeriu është kaq i lumtur duke qenë i vetëm, sa do të donte ta ndante atë me të tjerët.

42.
Perëndi,
Lutemi që t’i japësh bekimet e tua një populli dhe një trashëgimie – çdo populli, në çdo kohë. Por tani është Kosova.
Me dukje të thjeshtë gjeograke, por me topogra të pafund; E varfëruar nga rrethanat, por e pasur në burime;
E fshehur nga historia, por e lashtë në arkeologji;
E rrethuar nga frika, por e thellë në tolerancë;
E brumosur në traditë, por e etur për dije;
Peng i izolimit, përherë në kërkim të një miku; Trashëgimtare shekujsh të lashtë; e etur për përqamet e të rinjve;
E ringjallur së kaluarës brengëmadhe, shpresëplotë në të tashmen;
Një paradoks patosi e potence. Çdo populli, në çdo kohë. Por tani është Kosova.
Shpëtoje nga zvetënimi dhe mëkati. Nga shfrytëzimi dhe vetëpërdëllimi, nga abuzimi dhe indiferenca.

Zgjo te fëmijët e saj aspiratat për një ardhmëri më të ndritur. Ndriçoji udhëheqësit e saj dhe jepi vendosmëri

popullit, vizion rinisë dhe energji shpirtit të saj burimor. Se është si një kopsht që pret lulëzimim; Shpejtoji ditët e gazmendit të saj dhe të përmbushjes së shpresave të saj. Zot, mund të ishte çdo komb, në çdo kohë, por tani është Kosova.

Është kohë e caktuar. At Arthur E. Liolin

43.
Vazhdoj ta dëgjoj jehonën e vërtetësisë së fjalëve të
Dr. Dori Laubit: “është çmendurisht torturuese të mos dëgjohesh”.

44.
Edhe sa herë duhet të përsëriten fatkeqësitë që të llojmë të mësojmë?

45.
Mendoj se shoqëria shqiptare në llim të shekullit të 21-të është ende në fazën e reagimit. Ndërprerja e vazhdimësisë së vlerave tradicionale të kahershme, papajtueshmëria mes vlerave kulturore të brendshme dhe të jashtme, konikti mes vlerave materiale dhe jomateriale, ndryshimet dramatike shoqërore të shekullit të 20-të janë në pritje për t’u shpjeguar. Unë besoj se disa nga vlerat kulturore tradicionale si dinjiteti, nderi vetjak dhe nderi shoqëror janë vlera kulturore të gjithmbarshme që nuk mund të zëvendësohen. Qoftë ky shekull i ringjalljes së vlerave!

46.
Suzanë Stipel, një shoqe imja austriake, më kishte thënë një natë kur ndodheshim në Turqi se ajo besonte se arsyeja përfundimtare për ekzistencën tonë ishte të mësuarit. Ajo ishte mjaft e zonja në të mësuar dhe njeri i mirë. Ndjeva vërtet trishtim për Suzanën. Pas një aksidenti që pësoi me motoçikletë në vitin 1997 në Turqi, asaj iu dëmtua kujtesa duke iu kuzuar edhe aftësia për të mësuar. Nganjëherë e ngushëlloj veten duke thënë se ajo e kishte arritur nivelin më të lartë të zhvillimit shpirtëror përpara aksidentit, kur nuk kishte mbushur as tridhjetë vjeçe. Mendoja me vete se ajo ishte “Engjëlli im Austriak”, ndonëse nuk isha e sigurt nëse engjëjt mund t’i përkasin një kombësie apo etnie të caktuar. Do të doja që një ditë t’ia dërgoja edhe asaj këtë e-mail. Gjithsesi do të vazhdoj të lutem për shërimin e saj në mënyrë që të vazhdojmë komunikimin tonë të thellë e të vërtetë.

47.
Komunikimi me Zotin është përvoja më e jashtëzakonshme që mund të imagjinohet, dhe në të njëjtën kohë është më e natyrshmja nga të gjitha, sepse Zoti është i pranishëm te ne në çdo kohë. I gjithëdijshëm, i gjithëfuqishëm, i afërt – që neve na do pa kushte. Ne jemi bërë Një me Zotin nëpërmjet një lidhjeje hyjnore.

Eben Alexander

48.
Ne nuk shkruajmë dhe lexojmë poezi ngaqë ajo është bukur. Ne lexojmë dhe shkruajmë poezi, sepse jemi anëtarë të racës njerëzore. Dhe raca njerëzore është e mbushur me pasion. Dhe mjekësia, e drejta, biznesi, inxhinieria, këto janë pasione snike dhe të domosdoshme për të na mbajtur gjallë. Por poezia, bukuria, romantika, dashuria… janë ato për të cilat ne jetojmë. Do të doja të citoja Uitmanin: “O njeri! O jetë!… mendoj për pyetjet e pareshtura rreth tyre; për aradhat e pafundme të besëshkalëve… për qytetet e mbushura me budallenj; ç’të mirë ka të jesh mes tyre, O njeri, O jetë?” Përgjigjja. Se ti je aty – se jeta dhe identiteti ekzistojnë; se loja e fuqishme vazhdon dhe ti mund të kontribuosh me një varg. Ajo lojë e fuqishme *vazhdon* dhe ti mund të kontribuosh me një varg. Cili do të jetë vargu yt?

Nga lmi “ Shoqata e Poetëve të Vdekur”

49.
Fakti që në botë ka kalendare dhe mënyra të ndryshme të llogaritjes së kohës, gjithmonë më ka bërë indiferente ndaj ‘festës’ së Vitit të Ri.

50.
Padurimi im fëminor po më sulmonte përsëri. Prisja me emocion të lloja lëndën tjetër, krijimtarinë letrare. Instinkti im i thellë më pëshpëriste se një arsye e mirë më kishte sjellë në Nju Hevën dhe se duhej të gjeja disa nga përgjigjet për pyetjet që qëndronin të strukura thellë… shumë thellë… në nënshtresën e mendjes sime… mendjes sonë… historisë sonë. Duhej të gjeja arsyen për atë konfuzion të kohës që ndieja. Trupi im ishte i lodhur, por unë vazhdoja të vrapoja. Ishte VULLNETI i gjyshes sime që vinte në lëvizje shpirtin tim! Ndieja dashurinë e nënës sime gjatë gjithë kohës! Mundja të dëgjoja të gjitha mësimet e tim eti! Isha e lodhur, por ata jo! Mundja të ndieja brengën dhe vetminë e tyre! Përjetoja fatin e vajzës jetime dhe të gruas së ve të re! Përjetoja dashurinë dhe përgjegjësinë e të qenët nënë e babë! Befas, llova të kuptoja qartë gjithçka që më kishte ndodhur në jetë. Nuk kishte arsye për t’u arratisur nga ky cikël. Duhej t’i vërtetoja vetes se sakrica ia vlente! Duhej të

vërtetoja se ishte e pranueshme që të ikje nga vendi yt amtar dhe të përjetoje brengën më të madhe në tokë! Euripidi kishte të drejtë. Isha në një mendje me të! E ndieja vërtet të gjithë dhimbjen dhe brengën e të gjithë refugjatëve! Isha edhe e VETMUAR, edhe e BASHKUAR! Unë ndieja dhimbjen e asaj brenge kolektive! Unë duhej të vërtetoja se ia vlente të jetoje larg njerëzve dhe vendeve që i doje me shpirt….. duhej të vërtetoja se ishte e pranueshme që të ishe e VETMUAR dhe e BASHKUAR!

Nga libri “Refugjatë Nën Qiellin e Ri”

51.
Vizioni ynë do të qartësohet vetëm atëherë kur do të shikojmë brendinë e zemrës. Kush shikon jashtë saj, ëndërron. Kush shikon brenda saj, zgjohet.

Carl Jung

52.
Në fakt, ne kurrë nuk rritemi… ne vetëm mësojmë se si të sillemi në publik.

53.
Nëse dëshiron të jesh e lumtur, caktoje një qëllim që t’i udhëheq mendimet e tua, e liron energjinë tënde dhe i frymëzon shpresat e tua.

A. Carnegie

54.
Zemra tënde di gjëra që mendja tënde nuk di t’i shpjegojë.

55.
Në thelb të personalitetit është nevoja për t’u ndier e dashur pa pasur nevojë për t’u kualikuar për këtë pranim.

Paul Tournier

56.
Nëqoftëse do ta dinim të Vërtetën, që të gjithë do mbeteshim pa punë.

Gjenerali Larry Kay

57.
Të gjithë besoj se ndihemi më mirë kur dëgjojmë një këngë të njohur. Megjithate, sa herë më vjen ta kapërcej ndonjë këngë të panjohur, më kujtohet propozimi i djalit tim: “dëgjo së paku një këngë të re në ditë”.

58.
Unë nuk dua ta mbroj ambientin. Unë dua të krijoj një botë në të cilën ambienti nuk ka nevojë për mbrojtje.

59.
Një kokë përplot me frikë, nuk ka vend për ëndrra.

60.
Arkitekti i mirënjohur serb për qëndrimet e tija paqësore ndaj shqiptarëve, Bogdan Bogdanoviçi, takohet me Sllobodan Millosheviçin në parajsë. “Pse je ti këtu Bogdan?”, pyeti Sllobodani.” Sepse thashë që Serbia duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve. Po ti Sllobodan?”. “Mua më takoi parajsa sepse i bashkova shqiptarët!”

61.
Njerëzimi është si një zog me dy krahë— njëri krah janë femrat dhe krahu tjetër janë meshkujt. Pa zhvillimin e barabartë të të dy anëve zogu nuk do të mund të uturojë.

Bahà’u’llàh

62.
Ne kemi lluar ta festojmë ditëlindjen e 20-të Fjollës. Si një studente e re ajo akoma është në kërkim të mënyrave të shprehjes së saj. Megjithate, unë do t’i theksoj dy momente të fëmijërisë së saj.
Fjolla ishte tre vjeç e gjysëm kur më tha : “ Ti nuk mund të kërkosh falje për një gjë që e bën me qëllim. Më vonë, kur ishte gjashtë vjeçare, ajo me gjithë mend kishte vendosur të shkruaj një kushtetutë për Kosovën. Në atë kohë, në llim të vitit 2002 Kosova kishte vetëm Kornizë Kushtetuese. Sidoqoftë ajo arriti t’i shkruaj disa rreshta. Fjalia e parë e Kushtetutës së saj thoshte : “Mos hidh mbeturina rrugës.”

63.
Mos u ndrysho që t’ju pëlqesh të tjerëve. Bëhu vetëvetja dhe njerëzit e duhur do të të duan.

64.
Dituria nuk është mjet për të sunduar por çelës për t’u liruar.

65.
Pse të gjithë duam të biem në dashuri? Sepse, dashuria na bën të ndihemi plotësisht të gjallë, kur çdo ndjesi arrin kulmin, çdo emocion na shkallmon zemrën. Realiteti ynë i përditshëm shkatërrohet dhe ne uturojmë në qiell. Kjo gjendje mund të zgjatë vetëm një çast, një orë, një pasdite, por kjo nuk e zvogëlon vlerën e saj, sepse ne e ruajmë në shpirt atë thesar për gjithë jetën.

Nga lmi The Mirror Has Two Faces

66.
Filmin Matrix e pashë para shumë viteve së bashku me djalin tim Fatin, atëherë 12 vjeçar. Në fund të lmit e pyeta: “Pra, çka është jeta, fat apo zgjedhje?
Ai m’u përgjigj: ” Nëse jeta është vetëm 1% fat, të gjitha zgjedhjet bazohen në të.”

67.
Unë fuqishëm besoj se vetë-edukimi është forma e vetme e edukimit që ekziston.

Isak Asimov

68.
Unë e kam kuptuar paradoksin që nëse dashuron deri në pikë që të lëndon, atëherë nuk ka më lëndim, vetëm më shumë dashuri.

Nënë Tereza

69.
Të lutesh do të thotë të kesh guxim të shpresosh më shumë se të gjithë. Do të thotë të guxosh të bëhesh zëdhënëse e një çështjeje që e ke shumë pranë shpirtit.

70.
Sot disa herë më erdhën në kujtesë nënat beduine arabe që para 14 shekujsh ishin të lejuara t’i dënonin zikisht fëmijët nëse bënin gabime gramatikore. “Gjuha është e shenjtë” ka qenë arsyetimi i tyre. Nga një qëndrim i tillë strikt, që për sot ështē i papranueshëm, u zhvillua gjuha arabe dhe bashkë me te lindi një nga besimet më të mëdha të njerëzimit. A thua në ç’mënyrë do ta ringjallim ne besimin tonë?

71.
Perëndia ka punë shumë më të mëdha se mini-projekti i humanitetit që mendon se është qendra e universit.

72.
Uroj që në ditët e festave, institucionet të thirren në dinjitet më shumë se në mëshirë. Urime, për një botë përplot dinjitet.

73.
Të festosh është një gëzim i brendshëm i pashpjegueshëm. Unë kam një arsye madhore për të festuar. Të kam ty Burim, njeriun që më kupton më së shumti.

74.
Mos lejoni që problemet t’ju shtyjnë. Lejoni që ëndërrat t’ju udhëheqin.

Ralph Waldo Emerson

75.
Përkthimi, aq sa duhet të jetë besnik ndaj origjinalit, po aq duhet të jetë e thënë në mënyrën më të përshtatshme për t’u kuptuar.

76.
Çfarë ironie, një popull dikur i përndritur, ka mbetur në terr.

77.
Kur energjia juaj vibron në një frekuencë që është në harmoni të drejtpërdrejtë me atë, me të cilën Gjithësia është përpjekur ta mbushë gjithë jetën tuaj, ju lloni të jetoni në rrymën e saj dhe mrekulli të vërteta llojnë të ndodhin.

78.
Optimizmi është vizion i kristalizuar.

Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

821.18-84

Myftiu Pashoja, Ganimete
78 thënie / Ganimete Pashoja Myftiu. –

Botoi dhe shtypi: GRAFOPRINT Prishtinë

Prishtinë : Grafoprint, 2015. – 170 f. 15X15 cm.

ISBN 978-9951-653-18-3

1 Comment

  1. Lexoj, lexoj dhe lexoj… por nuk ngopem kot!… Aq thenje me domthenje qe te ushqejne ne shpirt!

    Te lumte e dashur!
    Faleminderit per qetesim dhe inspirim shpirteror <3 Te dua <3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *